Mbetjet e tij u gjetën në akujt arktik, shkencëtarët: Jetonte në shpella

Shkrirja e akullnajave nxjerr në dritë thesare të rëndësishme natyrore. Është gjetur nga një grup rritësish drerësh në Arktik, trupi i plotë i një ariu shpellash që ka jetuar rreth 20-30 mijë vjet më parë. Është konservuar në mënyrë perfekte ky ekzemplar ndonëse kanë kaluar mijëra vite, përfshirë këtu edhe indet e buta.

Këta arinj që mund të peshonin deri në një ton, që quhen arinj shpellash, kanë jetuar gjatë epokës së fundit akullnajore dhe u zhdukën si specie rreth 15 mijë vjet më parë.

Zbulimi i këtij ekzemplari në Siberi konsiderohet i jashtëzakonshëm dhe është i vetmi për këtë specie.

Si pasojë e shkrirjes së akullit, në Ishujt Ljachov shpesh janë gjetur kafshë që mbërrijnë nga mijëra vjet para nesh. Vitin e kaluar u gjet koka e një ujku që kishte jetuar 40 mijë vjet më parë, në vitin 2015 u gjetën dy këlyshë luanë shpellash, që kishin qëndruar nën akullnaja rreth 12 mijë vjet.

Klan Plus