Droga ishte mbjellë në Vaqarr

Gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe të pyllëzuar, në vendin e quajtur “Grykëderdhja e liqenit të Sharrës”, në Njësinë Vaqarr, shërbimet e policisë konstatuan një sipërfaqe të shpyllëzuar të përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit ata gjetën atje të mbjella disa bimë, të dyshuara si bimë cannabis sativa.

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e policisë kapën në flagrancë shtetasit F. XH. dhe I. XH., të cilët dyshohet të jenë dhe kultivuesit e këtyre bimëve.

Gjatë orëve të fundit policia ka arrestuar edhe 11 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Tv Klan