Përfaqësuesja e Anglisë do të qëndrojë në një resort luksoz gjatë pjesëmarrjes së saj në Euro 2024 që do të zhvillohet nga 14 Qershori deri më 14 Korrik në Gjermani.

Weimarer Land Golf and Spa ndodhet pranë qytetit Blankenhain dhe do t’i kushtojë Federatës Angleze të Futbollit rreth 1 milion Paund shkruan gazeta “Daily Star”.

Ky resort ku zakonisht shkohet për të luajtur golf ka në dispozicion edhe pishina, palestër, saunë, ndërsa fusha që do të përdoret për stërvitje ndodhet në mes të pyllit.

Hoteli ka robotë që mbledhin pjatat pas ngrëmies, ndërsa kërkesat lojtarët do të kenë mundësinë t’i bëjnë me tabletë. Menuja është ndërtuar nga shefa kuzhine me yje Michelin.

Anglia synon triumfin në Europian, pasi kampionatin e fundit u mund në finale nga Italia. Ndeshjet e Euro 2024 do t’i ndiqni të gjitha eksluzivisht dhe pa pagesë në TV Klan.

Tv Klan