Zbulohet skena nudo e Monroes

Zbulohet skena nudo e Monroes

17:00 14/08/2018

Marilyn Monroe vijon të jetë simboli i gruas së bukur dhe elegante edhe pse ka kaluar gjysmë shekulli nga vdekja e saj. Ka shtuar më shumë kureshtjen gjetja e një sekuence filmime ku ajo shfaqet nudo në shtrat.

Ka qenë Charles Casillo, ai që zbuloi ekzistencën e kësaj skene gjatë punës për librin me titull “Marilyn Monroe: Jeta private e një ikone publike”.

Skena i përkiste filmit  “The Misfits, Të Martuarit”, i vitit 1961, por regjisori John Huston vendosi të mos e përfshinte në film, sepse mendonte se nuk ishte e rëndësishme për subjektin e tij.

Sipas sajtit “Deadline”, xhirimi përmban një moment pasioni të divës Hollywoodiane me Clark Gable ku Monroe lejon t’i bjerë çarçafi që e mbulon dhe tregon gjithë trupin e saj.

Ajo do ishte një ndër skenat e para nudo të një aktoreje amerikane në një produksion të rëndësishëm në epokën e filmave me zë. Ky ishte filmi i fundit i divës para vdekjes së saj në vitin 1962.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT