Fustani ikonik Versace që veshi Beyonce në vitin 2003 në BET Awards për performancën e vitit 2003 u vesh nga Zendaya. Ylli 24-vjeçar i Euphoria-s diti si të rrëmbente vëmendjen e të gjithë botës me fustanin lejla që veshi Queen Bey 18 vite më parë.

Aktorja e kishte modifikuar fustanin nga versioni origjinal i tij duke e bërë më të gjatë dhe të çarë në pjesën e këmbëve. Këpucët e firmës Stuart Weiltzman ishin në po të njëjtën ngjyrë, ndërsa si aksesorë zgjodhi vathë me diamante të verdha nga Bulgari, shoqëruar me një kapje bisht të flokëve.

Crazy in Love”, shkroi Zendaya në postimin e saj në Instagram./tvklan.al