Izraeli do të mbajë zgjedhje të parakohshme në muajin Prill, tha një zëdhënës i Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Ky vendim u mor pas një takimi mes anëtarëve të koalicionit qeverisës lidhur me problemet e brendshme që janë shfaqur.

“Krerët e koalicionit vendosën njëzëri që të shpërndajnë Parlamentin dhe të shkohet në zgjedhje të reja në fillim të Prillit”

, tha zëdhënësi i Kryeministrit.

Benjamin Netanyahu është aktualisht në mandatin e tij të katërt si Kryeministër. Ai ka qeverisur me 61 deputetë në Parlament, nga 120 që janë në total.

Sipas ligjit izraelit, zgjedhjet e përgjithshme ishin parashikuar të mbaheshin në Nëntor të vitit 2019.

/tvklan.al