Opinion-Në prag të zgjedhjeve lokale të 18 Shkurtit, kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Gjatë emisionit ai u përball me një panel prej 6 analistësh dhe drejtuesish të shtypit të përditshëm si Ardian Klosi, Fatos Lubonja, Baton Haxhiu, Armand Shkullaku, Robert Rakipllari dhe Alfred Peza.

Intervista është përqendruar në zbërthimin e platformës së Partisë Demokratike dhe kryesisht në “betejën” për bashkinë Tiranë ku kandidat i PD është Sokol Olldashi dhe përballë tij kërkon një tjetër mandat kryetari aktual Edi Rama.

“Thelbi i fushatës kanë qenë hallet dhe problemet e qyteteve dhe komunave të vendit. Duke qenë se unë paraqitesha si kryeministër i vendit dhe si kryetar i një qeverie që ka paraqitur premtimet e mbajtura kanë qenë sfondi i fushatës. Kjo fushatë që pati një fillim të vështirë për shkak të krizës më absurde që vendi ka përjetuar mori të gjithë madhështinë e një fushate për zgjedhjet lokale. Fushata ka pasur pjesëmarrje masive, qytetarët kanë dëshmuar një interes të jashtëzakonshëm dhe vëmendje të veçantë. Kjo fushatë ka pasur shumë specifika, por kurrë në historinë 15 vjeçare të vendit zgjedhjet nuk njohin një vështirësi të tillë. Qytetarët qëndruan dhe dëshmuan vullnetin për të marrë pjesë në këtë fushatë”, tha Berisha./tvklan.al

I ftuar Sali Berisha

Dhe analistët Ardian Klosi, Fatos Lubonja, Baton Haxhiu, Armand Shkullaku, Robert Rakipllari, Alfred Peza