Zgjedhjet në PE, Basha apel shqiptarëve – TV KLAN

Zgjedhjet në PE, Basha apel shqiptarëve

"Votoni kandidatët e Partisë Popullore Europiane"

Menjëherë pas letrës së tretë të Kryeministrit Rama, Lulzim Basha i është drejtuar me një apel shqiptarëve që jetojnë në vendet e Bashkimit Europian duke i ftuar që t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kandidatët e Partisë Popullore Europiane në zgjedhjet që mbahen për Parlamentin Europian.

Përmes një video-selfi nga selia blu, kreu i opozitës i cilësoi protestat e nisura me qytetarët në Shqipëri betejë për vlerat europiane.

“Në Shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje për standardet dhe vlerat evropiane të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të lirisë dhe demokracisë, të votës së lirë dhe ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të drejtësisë me një standard dhe barazisë para ligjit, të lirisë ekonomike dhe dinjitetit për gjithë qytetarët shqiptarë. Këto janë vlerat evropiane për të cilat po lufton PD dhe opozita e bashkuar”.

Në një takim në qytetin e Burrelit kreu i PD, tha se opozita është e vendosur, të mos bëjë asnjë hap pas në misionin që ka nisur. Ai u shpreh i hapur se mirëpret ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Basha ju bëri thirrje qytetarëve të Burrelit ti bashkohen protestës që do të organizohet të shtunën në Tiranë

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTë gjithaVideo
1 Koment
  • jaku
    25 Maj 2019 at 10:51
    Përgjigju

    O BASAHE KJO LUFTE PER JETE A VDEKJE ESHTE LUFTA JOTE E KOMANDUAR NGA RUSET E SERBET
    PRA TI JE SHERBETORE I SERBEVE E RUSEVE
    NE VOTIMET E SHKUARA PARTIA JOTE HARXHOJE MILIONA EURO PER TE BLERE VOTAT ,DHE UN JAM DESHMITARTE SEPSE KENI DHENE BILETA AVIONI FALAS NGA ITALIA PER SHQIPERI ,PRA IKJE ARDHE PER TJU VOTUAR JU
    TANI ZOTROTE THOT SE EDI RAMA KA MANIPULUAR ZGJEDHJET .PER CFAR MANIPULIMI BEN FJALE?
    TI ME VEPRIMET QE BEN TREGON QARTE LIDHJET ME RUSET E SERBET
    JE THJESHTE NJE NJERI MJERE NE KERKIM PER TE SHPETUAR BYTHEN NGA DREJTESIA
    POR DREJTESIA DO TE VIJ,SI NUK KE GJYNAH PER FEMIJET E TU E FAMILJEN TENDE PER GROPEN QE PO I BEN
    DEMOKRATE E VERTETE NUK BEJNE ,E NUK SILLEN SI TI E SALI BERISHA .KY I FUNDIT 80 VJEC DHQ BERTET PER TE NGRITUR POPULLIN NE LUFTE .TURP TJU VIJ.POR KJO DO TE THOTE SE JU KA ARDHUR FUNDI PER VJEDHJET DHE KRIMET QE KENI BERE.ZOTI JU DENOFTE ME ATE QE E MERITONI

  • Përgjigju

    *

    *





    Emisione