Zgjedhjet në SHBA, Al Gore dorëzohet para Bush – (13 Dhjetor 2000)



Zgjedhjet në SHBA, Al Gore dorëzohet para Bush – (13 Dhjetor 2000)

19:36 13/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Al Gore dorëzohet përballë postit të presidentit të ardhshëm amerikan. Burime të brendshme pranë zëvendës presidentit amerikan, kanë deklaruar, se Gore do të flas për këtë largim të tij shumë shpejt. Sot vetë Al Gore, ka pezulluar të gjithë aktivitetin e grupit të tij shoqërues, në drejtim të vendimeve të gjykatës së lartë.

Al Gore ka pranuar së fundi mbarimin e afatit të rinumërimit të votave me dorë, sipas ligjeve kushtetuese, duke ndaluar kështu duelin me kandidatin republikan. Pas 5 javësh debati zgjedhor, mbaron dilema e presidentit amerikan. 20 Janari do të ketë në Shtëpinë e Bardhë presidentin e ri Xhorxh Bush.

Gjykata e Lartë e SHBA ndaloi mbrëmë në darkë, rinumërimin e votave me dorë në kontetë e Floridas, pasi skadonte afati i Gjykatës Kushtetuese, për zgjedhjen e presidentit amerikan./tvklan.al










Të ngjashme