Kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së?

Ne nuk e dimë, sepse ende nuk janë numëruar mjaft vota që tregojnë se cili nga kandidatët, Donald Trump apo Joe Biden kanë siguruar fitoren.

Në fakt, për shkak të kohës që do të duhet për të numëruar numrin e madh të votave postare të hedhura gjatë këtyre zgjedhjeve pandemike, mund të duhen ditë. Dhe nëse do të ketë sfida ligjore për rezultatet, do të bëhet akoma më e ndërlikuar dhe  mund të duhen edhe javë.

Pavarësisht nga një pjesëmarrje gati rekord kësaj here, janë vetëm disa shtete kryesore në fushë betejë votuesit e të cilave do të vendosin për fituesin.

Çfarë ka ndodhur deri më tani:

Biden dhe Trump parashikohet të fitojnë shtetet që pritej të fitonin me lehtësi.

Gara është ende shumë e ngushtë në disa shtete të rëndësishme konkurruese.

Në disa prej tyre, zyrtarët nuk kanë filluar ende të numërojnë votat postare, dhe ato mund të ndryshojnë gjithçka.

Atëherë, si mund të mendojmë një rezultat?

Me Ohio-n dhe Florida-n të parashikuara që ti fitoj Trump, fokusi tani është në shtetet e mbetura kritike ku votat janë ende duke u numëruar. Ato ofrojnë një rrugë të qartë se cili kandidat do të marrë fitoren.

Wisconsin, Pennsylvania dhe Michigan: Këto janë shtetet në qendër të vëmendjes dhe ndërsa në disa qarqe të Wisconsin po numërohen fletëvotimet,  në dy shtetet e tjera do të vazhdojë numërimi i votave postare. Për këtë, mund të duhen ditë.

Arizona: Ky shtet nuk ka votuar demokrat që nga viti 1996, por duket si një fitim i mundshëm për Biden.

Nevada, Georgia dhe North Carolina: Gara në këto shtete mendohet të jetë shumë e ngushtë dhe është shumë herët në procesin e numërimit, për të thënë diçka.

Po tani, çfarë do të ndodhë?

Avokatët mund të përfshihen. Donald Trump është zotuar të nisë një sfidë ligjore në Gjykatën e Lartë, nëse rezultati është i afërt me Biden. Ndërsa, ekipi i fushatës së Biden ka thënë se ka avokatët që po qëndrojnë në gatishmëri.

A mund të priten trazira?

Ka shumë pasiguri, por edhe pse shumë amerikanë kanë folur për shqetësimet e tyre është shumë herët të thuhet nëse do të ketë ndonjë trazirë të madhe e të rëndësishme./tvklan.al