Kim Jong Un për shumë ditë me radhë nuk është shfaqur në media. Kjo ka bërë që mediat të hedhin dyshime për vendndodhjen e tij, por dhe për shëndetin.

Lideri i Koresë së Veriut për herë të fundit është shfaqur 23 ditë më parë dhe kanë nisur teoritë konspirative, se ai mund të jetë infektuar nga koronavirusi, por dhe mund të vdekur.

Mediat vendase raportojnë se Kim doli për herë të fundit në publik më 22 tetor, në varrezat e heronjve që vdiqën gjatë Luftës Koreane 1950-1953.

Me një pallto të zezë lëkure dhe kurorë lulesh, ai u pa të parakalonte para ushtarëve, por që nga ajo ditë nuk dihet se ku është.

Qeveria e Koresë së Veriut ka reaguar lidhur me këtë rast dhe deklarojnë se nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar, pasi Kim Jon Un nuk ka asnjë shenjë të sëmundjes.

Një teori është se Kim Jon Un, ndoshta po përgatit Kongresin e Partisë të planifikuar për në janar, kur priten njoftime të rëndësishme dhe një ndryshim të pozicioneve në qeverisje.

Kjo është hera e dytë që lideri i Koresë së Veriut është zhdukur, një gjë e tillë ndodhi dhe disa muaj më parë, ku mediat ndërkombëtare folën për një sëmundje të mundshme të tij./tvklan.al