Klosi:  Instalohen 5 bova ankoruese në Karaburun-Sazan

Instalohen 5 bova ankoruese përgjatë pikave me të frekuentuara të parkut detar Karaburun-Sazan. Sipas ministrit, Blendi Klosi, zhvillimi i industrisë së detit do të sjellë rritje të turistëve në vend.

“Po vendosen 5 bova për këtë sezon turistik veror, pika ku mund të ankorohen mjetet që vijnë për të vizituar parkun kombëtar të Karaburunit, por që do të jetë edhe një shembull i parë sesi mund të krijohen lehtësira të tilla gjatë gjithë zonës bregdetare, pasi e kemi shumë të nevojshme që në strategjinë tonë për të zhvilluar industrinë e detit, të krijohet edhe infrastruktura e nevojshme për sistemimin dhe rehabilitimin e pikave, ku mund të parkohen mjetet lundruese dhe të shfrytëzohet deti.”

Klosi tha se vetin tjetër në të gjithë bregdetin do të instalohen bova të tilla, për të pritur jahte  dhe marina me turistë.

Tv Klan