Fansat e zhanrit hip-hop janë surprizuar me një video muzikore të quajtur ‘Spot’ që është punuar nga Jennie, anëtarja e grupit “Blackpink” dhe reperi i njohur koreano-jugor Zico.

Ky vit ka qenë domethënës për reperin e njohur për shumë arsye, pasi 2024 shënon karrierën 10-vjeçare të Zico në industrinë e muzikës pas disa këngëve, albumeve dhe këngëve të suksesshme, duke përfshirë edhe këngën shumë të njohur ‘Grown Ass Kid’ që u publikua në vitin 2022.

Videoklipi ka të bëjë me dy miq që njihen prej kohësh në një festë në orët e vona të natës.

Kënga “Spot” shënon bashkëpunimin e dytë të Jennie-t. Bashkëpunimi i saj i parë muzikor ishte “Slow Motion” me reperin dhe kantautorin amerikan Matt Champion.

Vajzat e tjera anëtare të “Blackpink”, Lisa, Jisoo dhe Rose treguan mbështetjen e tyre për këngën e re të Jennie. Të gjithë vajzat  e “Blackpink” u shfaqën së bashku për herë të fundit në videon muzikore të këngës së tyre të vitit 2022 Pink Venom, e cila kryesoi listat muzikore në botë.

Klan News