Një zjarr që ka rënë te vendi i quajtur Ura e Uzinës në Kukës ka shkaktuar probleme në Rrugën e Kombit. I gjithë tymi ka mbuluar fushëpamjen që në orët e para të mëngjesit dhe fluksi i mjeteve e ka patur të vështirë lëvizjen.

Menjëherë janë vënë në alarm zjarrfikëset që kanë shkuar për të monitoruar situatën.

Në të njëjtën kohë shkuan dhe patrullat e policisë që u kujdesen për të shmangur aksidentet. Vatra u shkaktua fillimisht në një grumbull plehrash dhe më pas u përhap më shumë./ABCNews