10 banorë të një pallati në Durrës janë asfiksuar nga tymi gjatë zjarrit që ra mbrëmë në një apartament të katit të shtatë në këtë pallat. Përveç tyre edhe 4 punonjës të policisë si dhe një zjarrfikës janë asfiksuar gjithashtu dhe u dërguan në spital.

Policia e Durrësit bëri të ditur zyrtarisht se ngjarja ndodhi rreth orës 22:50, në lagjen Nr. 1 Durrës. Nga hetimet paraprake mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Por po hetohet për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al