Drejtori i Shërbimit Pyjor: Ka mungesa pajisjesh, na ndihmuan dhe qytetarët për t’i shuar

Ashtu si shumë qarqe të vendit, edhe qarku i Elbasanit u përfshi nga vatra të mëdha zjarri. Një ndër bashkitë më të goditura ishte bashkia Gramsh. Në një analizë të situatës, Drejtori i Shërbimit Pyjor në Gramsh, Faik Lleshi shprehet se në të paktën 5 raste zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Ai e vë theksin edhe tek mungesa e pajisjeve dhe kapaciteteve për të përballuar situata të tilla.

Rastet e zjarrit më e madhe është në fshatin Grekan ku është djegur 0.7 hektarë pishë e egër, 0.9 hektarë shkurre, pjesët e tjera janë zjarre sipërfaqsore. Ne mendojmë dhe për mua, zjarret janë të qëllimshme”.

Nënprefektja e Gramshit, Luljeta Dollani shprehet se veç pyjeve, zjarret përfshinë edhe kullota. Sipas saj rol në menaxhimin e situatës së zjarreve kanë luajtur dhe qytetarët që kanë bashkëpunuar me autoritetet.

Mendoj se janë zjarre të qëllimshme, por do të jenë organet kompetente ato që do të përcaktojnë se cili është shkaku i tyre”.

Zjarrfikësit e Gramshit janë të njohur si reparti që kanë përshtatur edhe mjete të ushtrisë për t’i kthyer në zjarrfikëse për të mbërritur drejt vatrave edhe në terren të thyer malor.

Klan News