Zjarrfikësi qan në studio: Mes viktimave ishin të afërmit e mi

Zjarrfikësi qan në studio: Mes viktimave ishin të afërmit e mi

12:46 29/11/2019

Në programin ”Historia ime” në Tv Klan një prej zjarrfikëse tregon situatën e vështirë me të cilën ata janë përballur teksa kërkonin njerëzit e mbetur nën rrënoja si pasojë e tërmetit. Zjarrëfikësi Arben Cara tregoi se mes viktimave kanë qenë edhe të afërmit e tij.

Kjo ka qenë situata më e rëndë që kemi kaluar. Dje vetëm në Thumanë kemi nxjerrë rreth 6-7 trupa të pajetë. Pra 5 persona kanë qenë të familjes sonë, familjes Cara dhe dy të tjerë persona të familjeve të tjera. Të gjithë këta persona kanë kaluar në duart tona, të gjithë pa dyshim. Nën rrënoja, hekur, tulla, suva, të gjitha i kanë kaluar zjarrfikësit nëpër duar. Ajo çfarë ishte e rrezikshme është se ka patur lëkundje të tjera tërmeti. Mbas shumë orësh kërkime arritëm të gjenim edhe 3 trupat e fundit, nga ora 12 e natës e familjes sonë Cara. Aty pamë që ata ishin munduar të dilnin nga hyrja e pallatit dhe vajza 18-vjeçare e kemi gjetur të përqafuar, fëmijën e kishte vendosur nën vete për ta mbrojtur. Familja ime është nxjerrë nga rrënojat e fundit pasi kemi bërër evakuimin e trupave të tjerë. Për ne janë të gjithë njësoj”, shprehet zjarrëfikësi.

Është një dhimbje që nuk e mbulojmë dot duke bërë sikur jemi të forte. Na dhemb shpirti”, shprehet mes lotëve drejtuesja e emisionit, Mirela Milori dhe ndërpret emisionin duke transmetuar publicitet./tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi