10 kërcënimet më ogurzezë për vitin 2018

wallup.net


10 kërcënimet më ogurzezë për vitin 2018

11:47 20/01/2018

Nga Venezuela te Koreja e Veriut, këto do të jenë 10 konfliktet për të cilat do të dëgjojmë gjatë vitit 2018.

Bota nuk rrotullohet rreth Donald Trump

Kjo është një deklaratë e cila është më e lehtë të shkruhet sesa të besohet, duke pasur parasysh sjelljen e çoroditur të SHBA-ve në arenën ndërkombëtare, postimet e tij në Twitter dhe përçmimet e tij, mospërfilljen e marrëveshjeve ndërkombëtare, gatishmërinë për të nënvlerësuar diplomatët e tij, miqtë dhe armiqtë që ka zgjedhur.

E megjithatë, SHBA-të si një shtet i izoluar dhe një përhapje më e madhe ndërkombëtare e pushtetit, një politikë e jashtme gjithnjë e më e militarizuar dhe zvogëlimi i hapësirës për multilateralizmin dhe diplomaci, janë veçori të rendit ndërkombëtar që i paraprijnë okupatorit të Shtëpisë së Bardhë dhe duket se do e tejkalojnë atë. Drejtimi i parë, zvogëlimi i SHBA-ve po ndodh përgjatë viteve të tëra, nxitur nga Lufta e Irakut në vitin 2003, që kishte për qëllim të shfaqte fuqinë amerikane, në fakt demonstroi më shumë kufizimet e saj.

Pushtues jashtë vendit, por i lodhur në shtëpi dhe një ribalancim natyral pas një periudhe relativisht të shkurtër të supermacisë së madhe të SHBA-ve në vitet 1990, do të thotë se rënia ishte e pashmangshme. Slogani i Trump-it "Amerika e Para" përmban një natyrë toksike, një botëkuptim përjashtues dhe intolerant. Dështimi i tij për të vlerësuar vlerën e aleancave ndaj interesave të SHBA dhe përçmimet e tij të herë pas hershme të partnerëve tradicionalë është “vetë-mposhtës”. Por nuk duhet të harrojmë se senatori Bernie Sanders që konkuroi kundër Trump dhe Barak Obama, të dy refuzuan pengesat e huaja dhe nuk mbështetën “ndërtimin e një populli madhështor”. Trump nuk po gdhendte qëndrimin e popullit. Ai po e reflektonte atë.

Kufizimi është një çështje e shkallës, sigurisht, duke marrë parasysh rreth 200,000 trupat e SHBA-ve të angazhuara në të gjithë botën. Por, sa i përket aftësisë për të manipuluar ose formëzuar ngjarjet në mbarë globin, ndikimi i SHBA-së po zvogëlohet ndërsa pushteti shtrihet në lindje dhe në jug, duke krijuar një botë shumëpolare në të cilën aktorët e armatosur jo-statikë po luajnë një rol shumë më të madh.

Drejtimi i dytë, militarizimi në rritje i politikës së jashtme, përfaqëson gjithashtu vazhdimësinë, po aq sa largimin. Trump shfaq një shije për gjeneralët dhe përbuzje për diplomatët, sekretari i tij i shtetit është i etur nga kureshtja për të boshatisur institucionin nga i cili ai nxjerr fuqinë e tij. Por ata po zgjerojnë një model më të gjerë dhe më të vjetër. Hapësira për diplomaci po pakësohet shumë kohë përpara se administrata e Trump të merrte një seksion në Departamentin e Shtetit. Gjatë gjithë zonave të konfliktit, udhëheqësit gjithnjë e më shumë duken më të prirur për të luftuar më shumë se për të folur dhe një “luftë” ku po shkelin normat ndërkombëtare në vend që t’i respektojnë ato.

Kjo ka qenë në njëfarë mënyre arsyeja se si retorika e masave kundër terrorizmit ka ardhur për të dominuar politikën e jashtme në teori dhe në praktikë. Ajo u ka dhënë autorizimin qeverive që së pari t’i etiketojnë kundërshtarët e tyre si terroristë dhe pastaj t’i trajtojnë ata si të tillë. Një hapësirë kohore me mbi një dekadë operacionesh ushtarake intensive perëndimore ka kontribuar në një mjedis i cili favorizon përdorimin e forcës.

Shumë konflikte të kohëve të fundit kanë përfshirë asete gjeopolitike të vlefshme, duke shkallëzuar rivalitetet rajonale dhe të mëdha të pushtetit, më shumë përfshirje jashtë në konflikte dhe copëzimin e përhapjen e grupeve të armatosura. Ka më shumë gjëra për të cilat mund të luhet, më shumë lojtarë në lojë dhe më pak mbivendosje midis interesave të tyre bazë.

Të gjitha këto zhvillime paraqesin pengesa për zgjidhjet e negociuara. Drejtimi i tretë është erozioni i multilateralizmit. Ndërsa ish-presidenti Obama kërkoi që të menaxhojë dhe të zbusë rënien relative të Amerikës duke forcuar marrëveshjet ndërkombëtare, si marrëveshjet tregtare, marrëveshjen e klimës së Parisit dhe negociatat bërthamore të Iranit, President Trump u tërhoq nga gjithçka. Aty ku Obama punonte për ndarjen e përgjesive, Trump mendon për të hedhur atë mbi të tjerët.

Kërcënimet më ogurzeze në vitin 2018, lufta bërthamore në Gadishullin Korean dhe një konfrontim spiral në të cilin u përballën Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kundër Iranit - mund të përkeqësoheshin nga veprimet, mosveprimet dhe idiosinkracitë e Trump. Kërkesat e SHBA-së janë joreale pa angazhim serioz diplomatik ose koncesione reciproke. Në të parën, Uashingtoni mund të përballet me mundësinë e provokimit të një lufte bërthamore në mënyrë që të shmangë një dhe në të fundit, ekziston mundësia e rrezikut të një marrëveshjeje bërthamore që po arrin për hir të një konfrontimi me Iranin që me siguri nuk do të ndodhë.

Evropianët po mbrojnë marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe mund të përfundojnë duke thelluar sigurinë e tyre të përbashkët dhe pavarësinë strategjike, Presidenti Emmanuel Macron po teston shtrirjen e diplomacisë franceze dhe ka mbajtur konsensus ndërkombëtar mbi veprimin kundër ndryshimeve klimatike. Ndoshta shtetet afrikane, tashmë duke udhëhequr përpjekjet për të menaxhuar krizat në kontinent, do të rriten në Republikën Demokratike të Kongos ose në një nga konfliktet më të mëdha të kontinentit. Ndoshta ata ose një shumëllojshmëri e aktorëve mund të sjellin rastin për më shumë angazhim dhe dialog dhe për çrrënjosjen e krizave në vend që t'i përkeqësojnë ato.

Këto mund të duken me shtylla të dobëta, në të cilat do të pushojnë shpresat tona. Por, siç tregon lista e mëposhtme e 10 konflikteve kryesore të Grupit Ndërkombëtar të Krizave që do të vazhdojnë të ekzistojnë në vitin 2018, tani për tani të paktën ata mund të jenë shtyllat e vetme që kemi.

Koreja e Veriut

Testimet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut së bashku me retorikën luftarake të Shtëpisë së Bardhë e bëjnë kërcënimin për luftë në Gadishullin Korean më të lartë se çdoherë gjatë kohëve të fundit. Testimi i gjashtë bërthamor i Penianit në shtator të vitit 2017 dhe shtrirja e raketave të tij tregojnë qartë vendosmërinë për të çuar përpara programin bërthamor dhe aftësinë e sulmeve ndër-kontinentale. Nga Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, vjen kërcënimi i shkujdesur dhe ngatërresa e sinjaleve rreth diplomacisë.

Përpjekjet e Kim Jong Un për armët bërthamore, nxiten pjesërisht nga frika se pa një pengesë të tillë, ai rrezikon të rrëzohet nga fuqitë e jashtme dhe pjesërisht nga kërcënimet e perceptuara brenda Koresë së Veriut, sidomos nga rivalitetet e elitës, impaktin e mirëmenaxhuar, por ende të paparashikueshëm të reformës ekonomike dhe vështirësinë e tij në kontrollin e rrjedhës së informacionit, duke përfshirë edhe nga kanalet e medias së huaj.

Të paktën disa zyrtarë të lartë besojnë se Koreja e Veriut duhet të parandalohet me çdo kusht nga përparimi i programit të saj bërthamor, në veçanti nga mundësia për të goditur Shtetet e Bashkuara kontinentale me një raketë që mbante një ngarkesë bërthamore. Pas kapërcimit të këtij pragu, ata besojnë se Kim Jong Un do të pushojë së penguari Uashingtonin nga mbrojtja e aleatëve të tij dhe kështu të imponojë kërkesa, nga heqja e kufizimeve tregtare për të dëbuar trupat e SHBA, deri në bashkimin e Koresë me kushtet e tij. Ata të njëjtët zyrtarë duken të bindur se ai mund të shmanget nga hakmarrja në rast të veprimit ushtarak të kufizuar dhe të synuar.

Tani për tani, Shtetet e Bashkuara janë duke zbatuar një “strategji maksimale të presionit”, duke e çuar Këshillin e Sigurimit në sanksione më të ashpra, duke e detyruar Kinën të bëjë më shumë për të penguar ekonominë e fqinjit të saj, duke kryer stërvitje të mëdha të Forcave Ajrore dhe duke sinjalizuar drejtpërdrejt ose nëpërmjet aleatëve të kongresit, se ai nuk ka frikë nga konfrontimi ushtarak. Pavarësisht mesazheve kontradiktore nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, administrata Trump po e bën të qartë se nuk është e interesuar për bisedime, qëllimi i së cilës do të ishte as më shumë as më pak se denuklearizimi i Koresë së Veriut, një qëllim sa i denjë edhe i paarritshëm.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë e vëzhgon, qasja po funksionon: aksioni ushtarak amerikan nuk është më i paimagjinueshëm as për Korenë e Veriut, apo për Kinën.

Por kjo qasje do të thotë një garë kundër kohës, me Uashingtonin pothuajse me siguri në anën e humbjes. Masat kufizuese nuk do të godasin menjëherë dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut do ta godasin të fundit; qytetarët e zakonshëm do të vuajnë të parët dhe më shumë. Nën ndjenjën e kërcënimit, Peniani ka më shumë gjasa të përshpejtojë zhvillimin e armëve sesa ta ndalojë, ose ta ngadalësojë atë. Si Kina dhe Koreja e Jugut mbështesin sanksione më të rrepta dhe janë të frustruar me Penianin, pasi janë alarmuar nga perspektiva e aksionit ushtarak të SHBA. Por Koreja e Jugut ka pak fuqi për të ndryshuar situatën, gatishmëria e Kinës për të ushtruar presion mbi Korenë e Veriut mund të jetë duke arritur kufirin e saj dhe ndikimi i saj mbi një fqinj të ashpër ndaj Pekinit është shumë i ekzagjeruar. Ndërkohë që presidenti kinez Xi Jinping ka frikë nga mundësia e luftës në gadishullin që sjell kaos, një regjim të bashkuar në SHBA dhe trupat e SHBA në pragun e tij, ai gjithashtu ka frikë se shtrydhja e Penianit mund të nxisë trazirat që mund të përhapen në Kinë.

Pa një ofensive të sukseshme diplomatike, Uashingtoni rrezikon të detyrojë veten të ndërmarrë një aksion ushtarak. Edhe një sulm i tillë ka gjasa që të provokojë një përgjigje të Koresë së Veriut. Ndërkohë që Peniani do ta mendonte dy herë përpara se të fillojë një goditje në Seul, në vend të kësaj mund të ndërmerrte hapa të tjerë: një sulm mbi një objektiv të dobët të Koresë së Jugut, një goditje ndaj pasurive të SHBA-ve, ose sulme kibernetike. Këto mund të mos shkaktojnë menjëherë një konflikt rajonal, por do të shkaktonin një përshkallëzim të paparashikueshëm.

Një iniciativë e suksesshme diplomatike përfundimisht do të duhet të adresojë dy shqetësime të rëndësishme: SHBA-të dhe frikëra më të gjera ndërkombëtare se çfarë do të bëjë regjimi i Penianit me një kapacitet të avancuar bërthamor dhe frika e regjimit për atë që mund të ndodhë pa atë. Qeveria e SHBA-ve duhet të angazhohet me sanksionet e saj dhe ato të Kombeve të Bashkuara për një qëllim politik të qartë dhe realist. Një zgjidhje alternative mund të përfshijë ndërprerjet në testimet e Koresë së Veriut të sistemit të raketave apo armëve, përpara se Peniani të kapërcejë atë që Shtëpia e Bardhë e sheh si një vijë të kuqe; Shtetet e Bashkuara janë mësuar me aksione ushtarake më pak provokative dhe konsensusin për ndihmën humanitare edhe kur sanksionet funskionojnë. Kjo nuk mund të kënaqë asnjerin. Por të paktën kjo do të sigurojë hapësirën e nevojshme për të eksploruar një rezolutë më të qëndrueshme.

Rivaliteti SHBA-Arabi Saudite-Iran

Ky rivalitet ka të ngjarë të zgjidhë çështje të tjera delikate të Lindjes së Mesme në vitin 2018. Ai është provokuar dhe më pas përkeqësuar nga tri zhvillime paralele: konsolidimi i autoritetit të princit të Arabisë Saudit, Mohammed bin Salman, strategjia më agresive e administratës së Trump ndaj Iranit dhe fundi i kontrollit territorial të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, i cili lejon Uashingtonin dhe Riadin që të kthejnë qendrën e vëmendjes në Iran.

Konturet e një strategjie amerikano-saudite (me ndihmën e rëndësishme izraelite) po bëhen të qarta. Ai bazohet në një supozim thelbësor se Irani ka shfrytëzuar aktorët pasivë rajonalë dhe ndërkombëtarë për të forcuar pozicionin e tij në Siri, Irak, Jemen dhe Liban. Uashingtoni dhe Riad kërkojnë të rivendosin një hije pengese duke bindur Teheranin se do të paguajë një çmim të lartë për veprimet e tij.

Strategjia duket të përfshijë forma të shumta presioni për të frenuar, shtrënguar, raskapitur dhe në fund për të zbrapsur Iranin. Ajo ka një dimension ekonomik (nëpërmjet sanksioneve të SHBA-ve); një dimension diplomatik dhe një ushtarak (që deri më tani është ushtruar kryesisht nga Arabia Saudite në Jemen dhe nga Izraeli në Siri).

Nëse kjo do të funksionojë, lind një pyetje tjetër. Megjithëse protestat e fundit në Iran kanë paraqitur një ndryshore të re dhe të paparashikueshme, Teherani dhe partnerët e tij duket se janë ende në pozitë të fortë. Regjimi Bashar al-Assad, i mbështetur nga fuqia ajrore ruse, po mbizotëron në Siri. Në Irak, milicitë Shiite të lidhura me Iranin janë duke ndërhyrë në institucionet shtetërore. Në Jemen, investimi relativisht i vogël i Teheranit në mbështetjen e Houthit, i ka ndihmuar ata të përballojnë operacionet ushtarake të udhëhequra nga Arabia Saudite.

Pavarësisht se demonstron vendosmërinë e tij për t'u përballur me Iranin dhe partnerët e tij, Riad nuk ka mundur të ndryshojë balancën e pushtetit. Dorëheqja e shumëkërkuar e Haririt (Kryeministri i Libanit në atë kohë) dështoi, jo vetëm për shkak se më vonë e tërhoqi atë, por edhe për shkak se i gjithë Libani u bashkua kundër masës dhe Hariri më pas iu afrua presidentit libanez Michel Aoun dhe Hezbollah.

Në Jemen, Riad ktheu Houthin dhe ish-presidentin Ali Abdullah Saleh kundër njëri-tjetrit, por duke sjellë kështu copëzimin e mëtejshëm të vendit dhe ndërlikoi kërkimin për një zgjidhje dhe një dalje e Arabisë Saudite nga një luftë që është jashtëzakonisht e kushtueshme jo vetëm për Jemenin, por edhe në qëndrimin ndërkombëtar të Riadit. Administrata Trump ballafaqohet me pengesa të ngjashme. Deri tani armiqësia e saj, refuzimi për të vërtetuar marrëveshjen bërthamore, kërcënimet e sanksioneve të reja dhe nisja e disa sulmeve në dhe afër objektivave të regjimit në Siri kanë bërë pak për të kthyer mbrapsht arritjen e Teheranit.

Me kaq shumë pikëpamje dhe aq pak diplomaci, rreziku i një cikli shkallëzimi është i madh: çdo veprim, sanksione të reja nga Shtetet e Bashkuara që Irani do t’i konsideronte si shkelje të marrëveshjes bërthamore, një goditje raketash nga lëvizja Houthi që godet Riadin ose Abu Dhabin, për të cilin Uashingtoni dhe Riadi do të bënin Teheranin përgjegjës, ose një goditje izraelite në Siri që vret iranianët mund të shkaktojë një konfrontim më të gjerë.

Kriza e Rohingës: Mianmar dhe Bangladeshi

Kriza Rohingës ka hyrë në një fazë të re të rrezikshme, duke kërcënuar tranzicionin demokratik të Mianmarit, stabilitetin e tij dhe atë të Bangladeshit dhe rajonit në tërësi.

Një sulm në gusht nga Ushtria e Shpëtimit të Rohingës, një grup militantësh në shtetin Rakhine të Mianmarit nxiti një reagim brutal dhe pa dallim ushtarak që synonte komunitetin mysliman të Rohingës. Ky sulm solli eksode masive, me të paktën 655,000 persona që u larguan për në Bangladesh. Kombet e Bashkuara e quajtën operacionin një shembull të spastrimit etnik. Qeveria e shtetit të Mianmar ka kufizuar shumë ndihmën humanitare në zonë. Ata mbajnë qëndrim të ashpër ndaj Rohingës. Për këtë, ajo ka mbështetjen e popullsisë e cila ka përqafuar retorikën nacionaliste dhe frymën anti-Rohinga të shpërndarë përmes mediave shtetërore dhe sociale.

Presioni nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është kritik dhe qeveritë perëndimore po lëvizin drejt sanksioneve të synuara, të cilat janë një sinjal kyç që veprime të tilla nuk mund të mbeten të pandëshkuara. Për fat të keq, këto sanksione nuk kanë gjasa të kenë një ndikim të rëndësishëm pozitiv mbi politikat e Mianmarit. Fokusi është që të garantohet e drejta e refugjatëve që të kthehen në mënyrë vullnetare, të sigurt dhe dinjitoze. Në të vërtetë, megjithatë dhe pavarësisht nga marrëveshja e riatdhesimit të Bangladeshit/Myanmarit të fundvitit, refugjatët nuk do të kthehen, përveç nëse Mianmari rikthen sigurinë për të gjitha komunitetet, i jep Rohingës lirinë e lëvizjes, si dhe aksesin në shërbime dhe të drejta të tjera.  

Ndërsa publikisht, qeveria e Bangladeshit po përpiqet të bindë Mianmarin për t'i kthyer refugjatët, privatisht ai pranon mungesën e shpresës së kësaj përpjekjeje. Ajo nuk ka përcaktuar as politikat dhe as ka marrë vendime operacionale se si të menaxhojë më shumë se një milion Rohingas në juglindje të saj, përgjatë kufirit të Mianmarit, në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Financimi ndërkombëtar për një operacion emergjent me burime të pamjaftueshme do të përfundojë në shkurt. E gjithë kjo, vetë prania e një numri të madh të refugjatëve pa shtetësi,  krijon rreziqe të mëdha për Bangladeshin. Konflikti midis refugjatëve dhe një komuniteti pritës që është në numër të madh në disa pjesë të juglindjes dhe përballja me rritjen e çmimeve dhe pagat në rënie, është një rrezik i menjëhershëm. Prania e refugjatëve gjithashtu mund të përdoret për të ushqyer konfliktin komunal ose për të përkeqësuar ndarjet politike përpara zgjedhjeve të pritura në fund të vitit 2018.

Ka rreziqe edhe  për Mianmarin. ARSA mund të riorganizohet. Ajo apo edhe grupet transnacionale që shfrytëzojnë shkakun Rohinga, mund të nisin sulme ndërkufitare, duke shkallëzuar tensionin mysliman-budist në shtetin Rakhine dhe fërkimet midis Mianmarit dhe Bangladeshit. Çdo sulm jashtë Rakhine do të provokonte tensione dhe dhunë budiste-myslimane më të gjerë në të gjithë vendin. Duke pranuar krizën, duke zbatuar rekomandimet e Komisionit Këshillues të udhëhequr nga Kofi Anan mbi Shtetin Rakhine dhe hedhur poshtë thirrjet përçarëse, do ta vinte qeverinë e Mianmarit dhe popullin e saj në një rrugë më të mirë.

Jemeni

Me 8 milionë njerëz në prag të urisë, 1 milion raste të deklaruara të kolerës dhe mbi 3 milionë persona të zhvendosur brenda vendit, lufta e Jemenit mund të përshkallëzohet më tej në vitin 2018. Pas një periudhe tensionesh në rritje, tubimeve dhe sulmeve të armatosura, Abdullah Saleh njoftoi në dhjetor se Kongresi i Popullit të tij të Përgjithshëm po braktiste partneritetin e tij me Houthin në favor të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite. Saleh e pagoi atë me jetën e tij; ai u vra menjëherë nga partnerët e tij të mëparshëm.

Arabia Saudite dhe aleatët e saj, duke besuar se hapja e Kongresit të Popullit të Houthit mund të hapë mundësi të reja dhe ende të bindur se ekziston një zgjidhje ushtarake, ka gjasa të intensifikojë fushatën e tyre me një kosto të madhe për civilët. Irani do të vazhdojë të gjejë mundësi të mjaftueshme për të mbajtur sauditët të rrënuar dhe veriu i Jemenit sa më anarkik të bëhet, aq më shumë gjasa është që dhuna të rrjedhë në të gjithë kufirin. Houthët do të vazhdojnë të marrin luftën në frontin Saudit, duke gjuajtur raketa drejt Riadit dhe duke kërcënuar shtetet e tjera të Gjirit.

Afganistani

Lufta në Afganistan duket se do të intensifikohet në vitin 2018. Strategjia e re Shteteve të Bashkuara për Afganistanin ngre ritmin e operacioneve kundër kryengritjes talebane, me më shumë forca amerikane, sulme ajrore më të ashpra në SHBA dhe sulme terroriste më agresive nga forcat afgane. Qëllimi, sipas zyrtarëve të lartë, është të ndalojë vrullin e talebanëve dhe përfundimisht ta detyrojë atë në një zgjidhje politike. Tani për tani, strategjia është pothuajse ekskluzivisht ushtarake.

Siria

Pas gati shtatë vjet lufte, regjimi i presidentit Bashar al-Assad ka situatën në dorë, kryesisht falë mbështetjes iraniane dhe ruse. Por lufta nuk ka mbaruar. Shtyllat e mëdha të vendit mbeten jashtë kontrollit të regjimit, autoritetet rajonale dhe ndërkombëtare nuk janë dakord për një zgjidhje, dhe Siria është një arenë për rivalitetin midis Iranit dhe armiqve të saj. Ndërsa Shteti Islamik është rrëzuar nga lindja, do të rritet perspektiva për përshkallëzim diku tjetër.

Në Sirinë Lindore, fushata rivale nga forcat pro-regjimit (të mbështetura nga milicia e cila edhe ajo mbështetet nga Irani dhe forcat ajrore ruse) dhe Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga Kurdët kanë bërë të mundur tërheqjen e Shtetit Islamik. Në Siri dhe Irak, mbetjet e Shtetit Islamik janë tërhequr për të pritur mundësi të reja.

Saheli

Vende të pafuqishme në rajonin e Sahelit po përpiqen të menaxhojnë një përzierje të mbivendosur të konfliktit ndërkomunal, dhunës xhihadiste dhe luftës nëpërmjet rrugëve të paligjshme. Predikimi i udhëheqësve të tyre dhe përgjigjet e militarizuara shpesh i bëjnë gjërat më keq.

Kriza e Malit në vitin 2012, e cila ndodhi gjatë kohës kur ushtria maliane shpërtheu nga veriu i vendit, një grusht shteti që përmbysi qeverinë dhe xhihadistët që kishin zënë qytetet veriore për gati një vit, ilustron se sa shpejt gjërat mund të shmpleksen. Që atëherë, zbatimi i një marrëveshjeje paqeje që synon t’i japë fund kësaj krize, është ngadalësuar, ndërsa paqëndrueshmëria ështtë përhapur nga veriu në rajonin qendror të Malit, si edhe në pjesë të Nigerisë dhe Burkina Fasës.

Republika Demokratike e Kongo-s

Vendosmëria e presidentit Joseph Kabila për të mbajtur pushtetin kërcënon përshkallëzimin e krizës në Kongo dhe një emergjencë humanitare që tashmë është në mesin e më të këqijave në botë. Në fund të vitit 2016, marrëveshja e Shën Silvesterit dukej se ofronte një rrugëdalje, duke kërkuar zgjedhje deri në fund të vitit 2017, pas së cilës Kabila do të linte pushtetin (mandati i tij i dytë dhe sipas Kushtetutës kongoleze, mandati përfundimtar në detyrë duhet të kishte përfunduar në Dhjetor 2016). Gjatë vitit të kaluar, megjithatë, regjimi i tij ka mbetur prapa, duke shfrytëzuar rrëmujën e opozitës kongoleze dhe duke ulur vëmendjen ndërkombëtare dhe rinovimin e një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit. Në nëntor, komisioni zgjedhor njoftoi një axhendë të re, me zgjedhje në fund të vitit 2018, duke e zgjatur sundimin e Kabilës për të paktën një vit tjetër.

Ukraina

Konflikti në Ukrainën Lindore ka marrë mbi 10,000 jetë njerëzish dhe përbën një krizë të rëndë humanitare. Ndërsa ajo vazhdon, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit nuk kanë gjasa të përmirësohen. Zonat e mbajtura nga separatistët janë jofunksionale dhe varen nga Moska. Në zonat e tjera të Ukrainës, zemërimi në rritje ndaj korrupsionit dhe Marrëveshja Minsk II e vitit 2015, që Rusia dhe aleatët perëndimorë të Ukrainës këmbëngulin se është rruga për të zgjidhur konfliktin, krijon sfida të reja.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje ka ngecur: Moska thekson dështimin e Kievit për të zbatuar dispozitat politike të marrëveshjes së Minskut, duke përfshirë dhënien e pushtetit zonave të mbajtura separatiste pasi të jenë riintegruar në Ukrainë: Kiev argumenton se nuk mund ta bëjë këtë, ndërkohë që ndërhyrja ruse dhe pasiguria në këto zona vazhdojnë. Ndërkohë, të dyja palët vazhdojnë të shkëmbejnë zjarr nëpër vijën që ndan trupat ukrainase nga forcat separatiste dhe ruse.

Venezuela

Venezuela mori një tjetër kthesë në vitin 2017, pasi qeveria e presidentit Nicolás Maduro e shkatërroi vendin e tij më tej duke forcuar kontrollin e saj politik. Opozita ka shpërthyer. Perspektivat për një rivendosje paqësore të demokracisë duken gjithnjë e më të zbehta. Por me ekonominë në rënie të lirë, Maduro përballet me sfida të mëdha. Presin që kriza humanitare të thellohet në 2018 pasi GDP-ja vazhdon të jetë e lëkundur.

Në fund të nëntorit, Venezuela dështoi në një pjesë të borxhit të saj ndërkombëtar. Sanksionet do ta bëjnë ristrukturimin e borxhit gati të pamundur. Rritja e mbështetjes ruse nuk ka gjasa të mjaftojë, ndërkohë që Kina duket se heziton në përpjekjet e saj për ta nxjerrë Maduron nga balta.

//tvklan.al




Të ngjashme