Shitet një ishull në Itali për 10 mln Euro. Në brigjet e rajonit të Ligurias, ishulli Galliara, tashmë është në pronësi të një manjati ukrainas, 42-vjeçari Olexandr Boguslayev.

Prej shumë shekujsh ishulli që ka formën e një breshke i përkiste Kishës Katolike, ndërsa në 40 vitet e fundit ka qenë në bashkëpronësi të 9 familjeve italiane dhe ndërtesat që ndodhen aty i janë shitur gjithashtu, me vlerë disa mln euro të tjera, të njëjtit blerës.

Galinara, që emrin e ka marrë pikërisht se në të kaluarën ishte djep i pulave të egra, edhe sot është një zonë e mbrojtur natyrore. Ndodhet larg bregut të Albengës vetëm 1.5 km, është i gjatë 470 m dhe me gjerësi 450m. Është i ndaluar për turistët, pikërisht për statusin e tij të mbrojtur.

Ka një mjedis natyror të paprekur, por edhe vlera të jashtëzakonshme historike dhe kulturore. Në të është i ndaluar ndërtimi, dhe përveç ndërtesave shekullore, nuk mund të ketë asgjë tjetër.

Klan Plus