25 në terapi intensive dhe 6 në intubim

Vijojnë të rriten rastet me Covid në vend dhe atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore në spital.

Sipas të dhënave të siguruara nga TV klan, të mërkurën rezultojnë të shtruar në 110 persona në dy spitalet Covid, prej tyre 25 janë në terapi intensive dhe 6 në intubim.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ka dhjetëra raste te tjera të dyshuara me Covid, për të cilët tamponi ka rezultuar negativ, por  skaneri tregon prezencë të Covid.

Edhe këto raste po trajtohen ne dy spitalet e posaçme.

Tv Klan