Një natë pas përplasjeve në KZAZ-në numër 19 në Dibër, janë rikthyer tensionet edhe mëngjesin e së shtunës. Një grup protestuesish janë përplasur verbalisht me Forcat e Lëvizshme Operacionale që kanë mbërritur në Peshkopi.

Dymbëdhjetë persona janë vënë në pranga dhe 39 të tjerë janë shpallur në kërkim, për sulmin ndaj KZAZ nr. 19 në qytetin e Peshkopisë. Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë grumbulluar mbrëmjen e së premtes pranë KZAZ nr. 19 që ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” dhe kanë sulmuar me sende të forta, kapsolla e bomba molotov, sulm që është bërë edhe në drejtim të punonjësve të policisë.

Për të penguar  hyrjen e protestuesve në ambientet e shkollës, atje ku qëndronin edhe materialet zgjedhore, policia u këndërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjesllës. Ndërsa mëngjesin e së shtunës, një grup protestuesish janë përplasur verbalisht me Forcat e Lëvizshme Operacionale që kanë mbërritur në Peshkopi pas incidenteve të mbrëmshme në KZAZ-në numër 19.

Ndërsa mbrëmjen e së enjtes, mbështetës të opozitës sulmuan KZAZ-në numër 6 në Bashkinë e Vaut të Dejës duke djegur materialet zgjedhore. Policia vuri në pranga 15 persona, mes të cilëve edhe nënkryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Admir Hasnegaj, si dhe vëllain e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Alfred Hila, dhe disa funksionarë të kësaj bashkie.

Tv Klan