Pas marrjes së nënshtetësisë, 13 shtetas të huaj u betuan përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Shqipërisë.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë: Sot kemi më shumë njerëz që duan të marrin shtetësinë shqiptare, se sa njerëz që e lënë atë. Sot Shqipëria dhe Tirana sidomos, është gjithmonë e më shumë kozmopolitane.

Ndryshe nga turistët që vijnë për të vizituar vendin, Veliaj tha se shtetasit e rinj duhet ta shohin vendin edhe si një mundësi për të kontribuuar në mbarëvajtjen e shoqërisë.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë: Ndryshe është të jesh turist ndryshe është të jesh një shtetas, ku ti nuk vjen si një vizitorë, por je aty për të kontribuar. Mos e thëntë zoti të kemi një fatkeqësi, si tërmeti, si pandemia apo një luftë si ato që po ndodhin në disa vende të botës ku thirret i gjithë kombi të shërbejë, por unë them që në atë të voglën tonë secili mund të shërbejë dhe unë them që edhe kombi ynë si të gjithë kombet e tjera ndahet në ato që bëjnë dhe në ato që komentojnë atë që bëjnë të tjerët dhe unë shpresoj që ju të jeni tek ai grupi që bëni gjëra.

Më shumë se sa një pasaportë, është një mision tha ndër të tjera kryebashkiaku.

Klan News