1316 qytetarë janë gjobitur nga policia në 48 orët e fundit për mos respektimin e masave kundër Covid-19.

Me 30 mijë Lekë të vjetra janë ndëshkuar 1118 persona që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 194 qytetarë që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 persona që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.  /tvklan.al