rekordi

Në dorën e tij kubi i Rubikut qëndron më pak se pesë sekonda.

14 vjeçari amerikan Lukas Etter është i pari që e bën këtë, duke thyer rekordin e mëparshëm që u vendos nga patrioti i tij Kolin Bërns, në muajin prill.

Ai e përfundon kubin Rubik 3×3 në 4.9 sekonda, 035 sekonda me shpejt se rekordi i mëparshëm.

Adoleshenti nga Kentaki mori pjesë në garën që u zhvillua, të shtunën në River Hill në Merilend.

Shumë nga mediat online u kanë kërkuar shikuesve të përqendrohen e të mos të lëvizin sytë, se përndryshe nuk do të mund ta besojnë shpejtësinë me të cilën, adoleshenti arrin të përfundojë kubin.

Tv Klan