Ish-kryeministri: PS ka mbajtur qëndrime kundër NATO që nga vitet ‘90

PD organizoi një aktivitet për të përkujtuar 15-vjetorin e Shqipërisë në NATO, nga ku u risollën edhe njëherë në vëmendje përpjekjet e vendit tonë për të qenë pjesë e Aleancës.

Në këtë aktivitet mori pjesë online edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se anëtarësimi në NATO në vitin 2009 u bë për shkak të kontributit të PD kur ishte në opozitë dhe më pas kur drejtoi qeverinë.

“Sapo u ngrit në këmbë Partia Demokratike shpalli se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO do të ishte objektivi i saj i pandryshueshëm. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka qenë një proces kompleks i reformave të gjithanshme. Nuk anëtarësohej dot kurrë pa një demokraci funksionale, pa një ekonomi tregu funksionale, sepse të dyja këto dëshmonin për vlerat, për shtetin ligjor dhe liritë e garantuara të qytetarëve shqiptarë.”

Berisha tha se PS ka mbajtur qëndrime kundër NATO-s që në vitet ’90, ndërsa akuzat nuk i kurseu edhe për kryeministrin Edi Rama.

Edi Rama urdhëroi zhdukjen nga të gjitha institucionet e flamurit të NATO-s, vetëm e vetëm se kjo ishte një arritje e paraardhësve të tij.Sot, mendoj se në rrafshin politik, Shqipëria nuk plotëson më kriterët politike për të qenë anëtarë e kësaj aleance.” 

Në kuadër të 15-vjetorit të anëtarësimit në NATO, në selinë e PD u vendos edhe një baner prej 23 metrash.

Klan News