Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00,  në vendin e quajtur “Kraps”. 15 vjeçari me inicialet A.A, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar mjetin  tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, K.A, 15 vjeç dhe A.A, 15 vjeç banues në Kraps, Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al