Nëse 1 Maji për shumë qytetarë nënkupton protestë, për shumë të tjerë është thjeshtë një ditë relaksi dhe feste. Kjo evidentohet më së miri tek Parku i Liqenit Artificial në kryeqytet, i cili ishte i mbipopulluar nga grupmosha të ndryshme, por që dominonin të vegjlit.

Dikush kishte zgjedhur të bënte një shëtitje me familjen, të tjerë të pedalonin në këtë ditë të bukur maji. Të tjerë në këtë ditë pushimi zyrtare ishin ulur për të konsumuar një kafe me miq e të afërm buzë liqenit.

E nëse 1 Maji është ditë proteste apo festë, kjo vihet re nga reagimi i qytetarëve, të cilët nuk dinë t’i japin një përgjigje.

Tv Klan