56 programe në të gjithë vendin rrezikojnë mbylljen

56 degë në Universitete rrezikojnë mbylljen pas perfundimit të raundit të tretë të regjistrimeve. Në 17 programe studimi nuk figuron asnjë student. Mosinteresimi vihet re më se shumti në programet e Histori – Gjeografisë si dhe të Fizikës e Matematikës.

“Referuar numrit të studenteve në këto 56 degë që arrin numri 200, edhe sikur të dëmtohet merita e preferenca e studentëve që fakultetet të bëjnë atë që bënë edhe vitin e kaluar, pra të kalojnë nga njëri program studimi tek tjetri për t’i plotesuar ato, sërish 36 degë nuk i shpëtojnë dot mbylljes”, thotë eksperti Rigels Xhemollari.

Ulja drastike e numrit të studentëve mund të sjellë falimentimin e Universiteve në rrethe, për shkak të mungesës së parave për të mbajtur administratën dhe stafin akademik.

“Fondi i mësimdhënies sigurohet 30% nga tarifat e studentëve. Në këto kushte do të kemi pedagogë të papunë, mungësë stafi, falimentim të Universiteteve”.

Për ekspertët, zgjidhja e kësaj situate është shfuqizimi i kriterit të mesatares, praktikë që u zbatua për Universitetin e Sportit dhe të Arteve.

Tv Klan