Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid



Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid

16:54 17/05/2021

0.7% e testeve rezultojnë pozitivë. Shënohen 3 viktima

Pas afro një viti, Shqipëria shënon numrit më të ulët të të infektuarve në krahasim me testimet e kryera.  Nga 2639 testime për Covid-19 kanë rezultuar pozitivë vetëm 17 persona apo 0.7 % e tyre. Prej tyre Shkodra ka 4 raste e ndjekur nga Tirana me dy raste, po ashtu edhe Fieri dhe Lezha me nga dy raste.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë  nga Durrësi, Malësia e Madhe dhe Vlora të moshave nga 40 në 79 vjeç.

Prej më shumë se 4 ditësh në spitalet Covid nuk ka të intubuar. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.  

Në 24 orët e fundit 1,107 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë.  Në Shqipëri rezultojnë afërsisht 4200 të infektuar aktivë.

Tv Klan







Të ngjashme