Hetimet kanë zbuluar se ata janë nën 15 vjeç dhe bashkëpunimi ndërkufitar është inekzistent

Të paktën 18,000 fëmijë migrantë të pashoqëruar janë zhdukur pasi kanë mbërritur në vendet evropiane duke përfshirë Greqinë, Italinë dhe Gjermaninë.

Një hetim nga “The Guardian” dhe organizata e gazetarisë ndërkufitare “Lost in Europe” zbuloi se 18,292 migrantë fëmijë të pashoqëruar u zhdukën në Evropë midis Janarit 2018 dhe Dhjetorit 2020.

Shumica e fëmijëve që janë zhdukur gjatë tre viteve të fundit erdhën në Evropë nga Maroku, Algjeria, Eritrea, Guinea dhe Afganistani. Sipas të dhënave, 90% ishin djem dhe rreth një në gjashtë ishin më të rinj se 15 vjeç.

Hetimi, i cili grumbulloi të dhëna për të miturit e pashoqëruar të zhdukur nga të 27 vendet e BE-së, si dhe Norvegjia, Moldavia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar, zbuloi se informacioni i dhënë ishte shpesh i paqëndrueshëm ose jo i plotë, që do të thotë se numri i vërtetë i fëmijëve të zhdukur mund të jetë shumë më i lartë.

Spanja, Belgjika dhe Finlanda dhanë shifra vetëm deri në fund të vitit 2019. Danimarka, Franca dhe Britania e Madhe nuk dhanë aspak të dhëna për fëmijët e pashoqëruar të humbur. Gjetjet e hetimit ngrenë pikëpyetje serioze në lidhje me shkallën që vendet evropiane janë në gjendje ose të gatshme të mbrojnë migrantët e fëmijëve të pashoqëruar.

Federica Toscano, kryetarja për migracionit në Missing Children Europe, është shprehur se fëmijët e pashoqëruar ishin të prekshëm nga dhuna, shfrytëzimi dhe trafikimi. Organizatat kriminale gjithnjë e më shumë po synojnë fëmijët migrantë të bëhen viktima të punës dhe shfrytëzimit seksual, lypjes së detyruar dhe trafikimit.

Në Mars 2019, The Guardian dhe Lost in Europe zbuluan se të paktën 60 fëmijë Vietnamezë ishin zhdukur nga strehëzat Hollandeze. Autoritetet Hollandeze dyshuan se ata ishin trafikuar në Britani për të punuar në fermat e kanabisit dhe në sallonet e thonjve.

Klan News