Ngjarja pas përplasjes me armë të dy grupeve, në kërkim 4 persona

Lagja Kolovica në Prishtinë është tronditur mbrëmë nga të shtënat me armë zjarri nga dy grupe të armatosura ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Një 30-vjeçar kishte vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa një grua 48-vjeçare kalimtare e rastit kishte marrë plagë të rënda të cilave nuk arriti tu mbijetoj.

Shaqir Uka, Shef i klinikës intensive në QKUK: Pas interventimit kirurgjik që është dashur të kryhet në sallën operative të qendrës emergjente ku është sjellë paraprakisht për shkak të lëndimeve që ka pësuar me armë zjarri.”

Ajo nuk ishte e përfshirë në rast. Një ditë më pas ende shihen gjurmët në vendin ku ka ndodhur vrasja ndërsa askush nga banorët nuk pranon të flasë para kamerave.

“Vrasjes së dyfishtë i kishte paraprirë në orët e paradites një përleshje po ashtu e armatosur ndërsa gjurmët e xhamave janë ende këtu.”

Një person i dyshuar është ndaluar nga policia ndërsa janë në kërkim edhe të katër personave të tjerë.

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve Ahmet dhe Naim Berishës që kërkohen si të përfshirë direkt me vrasjet. Si dhe fotografitë e Fitim Dodës e Arian Sijarinës për vrasje në tentativë. Të gjithë këta janë ende në arrati.

Klan News