20 viktima në 10 ditë nga Covid



20 viktima në 10 ditë nga Covid

15:39 29/06/2020

Shtohen edhe pacientët në Infektiv

Me 20 viktima dhe 744 të infektuar, 10 ditëshi i fundit i Qershorit është periudha me bilancin më të rëndë që nga nisja e pandemisë në fillim të Marsit.

Nga 18 Qershori, mesatarisht 2 persona kanë humbur jetën çdo ditë. Numri më i lartë është regjistruar në 18 dhe 28 Qershor, me 3 viktima.

Në rritje ka ardhur edhe numri i pacientëve që kanë patur nevojë për shtrim në spital dhe terapi intensive. Mes tyre ka edhe mosha të reja. 2 prej pacientëve janë nën 30 vjeç.

Që prej rastit të parë të zbuluar në 8 Mars, në Shqipëri janë infektuar 2466 persona.

Në 10 ditët e fundit, të dhënat tregojnë edhe rritje të ndjeshme të rasteve në të gjitha vendet e rajonit dhe vende të ndryshme të botës. Serbia është shteti ballkanik me më shumë viktima e të infektuar, por rritje të shifrave ka pasur edhe Maqedonia e Veriut.

Tv Klan



Të ngjashme