Një 20-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është paraqitur në një spital privat në Denizli të Turqisë me dhimbje të forta barku. Sipas medias turke, e reja po përjetonte rënie të shpejtë në peshë. Ajo u mor nën kujdes nga ekipi i mjekëve drejtuar nga specialisti Dundar Gungor, i cili zbuloi një masë flokësh në stomak.

Mjekët konstatuan se 20-vjeçarja ishte prekur nga sindroma tepër e rrallë “Rapunzel”, e cila konsiston në ngrënien instiktive të flokëve. Pacientja iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, falë së cilës iu hoq nga stomaku një masë flokësh 20 centimetra e gjatë dhe 13 centimetra e gjerë, me peshë rreth 600 gramë.

Agjencia e lajmeve “DHA” raporton se e reja po rikuperohet plotësisht në shtëpinë e saj pasi operacioni ka përfunduar me sukses dhe është larguar nga spitali./tvklan.al