Procedohet 46-vjeçari sëbashku me një bullgare

Një 46-vjeçar nga Memaliaj dhe një 31-vjeçare bullgare janë proceduar penalisht nga policia pasi u kapën me një sasi parash të padeklaruara para autoriteteve.

Në një njoftim, uniformat blu shprehen se 46-vjeçari J.K dhe 31-vjeçarja D.D. po dilnin nga Shqipëria me mjetin e tyre, nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.

Gjatë kontrollit atyre iu gjetën 25 mijë Euro, të cilat i kishin fshehur në trup. Ata nuk e kishin deklaruar para autoriteteve këtë sasi parash.

Veprimet në lidhje më këtë rast janë kryer nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në DVP Korçë, të cilët kanë filluar procedimin penal ndaj tyre./tvklan.al