2500 banesa të reja individuale gati deri në fund të Majit



2500 banesa të reja individuale gati deri në fund të Majit

15:46 17/05/2021

600 familje përfitojnë më tepër metra katrorë seç kanë patur përpara termetit

Rreth 2500 banesa te reja individuale të ndertuara nga qeveria pas termetit të 26 Nëntorit të vitit të kaluar do të jenë gatit për familjet e pastreha. Këtë e ka deklaruar Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ndërsa ka vizituar së bashku me kryeministrin Rama disa shtëpi të reja të përfunduara në fshatin Vlashaj të Maminasit.

Krahas shtëpive që po rindertohen nga kompanitë e përzgjedhura nga qeveria ka edhe banorë që kanë përfituar nga grantet për t’i ndërtuar vetë shtëpitë e tyre.

Ndërkaq janë 600 familje që kanë përfituar më shumë metra katrorë në ndërtesat e reja nga ato që kanë pasur përpara tërmetit të 26 Nëntorit. Ministri Ahmetaj e konsideroi ofrimin e metrave katror plus për banim si një zgjidhje afatgjate e problemit të strehimit në vend.

Klan News







Të ngjashme