Kjo është Tereza Gega. Prej 27 vitesh ruan dhe kultivon traditën e artizanatit në Lezhë.

Më tepër jemi fokusuar te shallet, çantat, kemi mbulesa tavolinash, dosje dokumentash, portofolë e shumë lloje punimesh. Bëjmë veshje për priftërinj, për femra, siç kemi pelerinat aty, bëjmë fustane, bëjmë të gjitha llojet”.

Punën me dorë dhe tezgjahun ua mëson edhe brezave të tjerë.

Mosha 40 e sipër ia di rëndësinë sepse ka parë e mësuar nga nënat, ndërsa vajzat e reja nuk ia dinë se thonë ‘një copë është’ dhe nuk e vlerësojnë aq sa është puna”.

Ajo tregon se punon veshje të periudhave të ndryshme kohore. Vitet e fundit kërkohen veçanërisht punime që ndërthurin historiken me modernen. Interes më të lartë ka nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

“Këto po pëlqehen shumë, sidomos nga jashtë si në Itali e Kosvë dhe femrat e vajzat e reja të Kosovës po marrin fustane nga ne dhe po dalin nuse që e bëjnë krejt me tezgjah, pambuk e mëndafsh dhe janë pëlqyer shumë, por në të gjithë Shqipërinë furnizojmë restorantet, dyqanet”.

Një vend të rëndësishëm në punimet me tezgjah zënë qilimat, sixhadet por edhe veshjet popullore të punuara me larmi ngjyrash dhe modelesh.

Klan News