28 firma për shkarkimin e Malajt

28 firma për shkarkimin e Malajt

23:30 15/07/2019

Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që ish-deputeti socialist, Arben Malaj të lirohet nga posti i anëtarit i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në letrën e firmosur nga socialistët theksohet se Malaj ka kryer shkelje etike në daljet publike, për këtë arsye ai nuk mund të jetë më pjesë e Bankës së Shqipërisë.

Arben Malaj është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit Dhjetor të vitit 2018.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi