Një vajzë 28 vjeç që është sulmuar nga një krokodil ndërsa notonte në një lagunë meksikane, ka dalë nga koma, ka njoftuar binjakja e saj.

Melissa Laurie, përfundoi në koma nga plagët e marra gjatë sulmit ditën e diel pranë Puerto Escondido.

Mjekët e kishin vendosur atë në gjendje kome të shkaktuar nga mjekësia për ta ndihmuar në shërimin e saj. Krokodili e tërhoqi Melissën me nofullën e tij, por motra binjake Georgia luftoi në mënyrë heroike me zvarranikun derisa e la të lirë motrën e saj. Edhe ajo pësoi disa dëmtime nga sulmi, por doli nga spitali ditën e djeshme.

Pas sulmit familja krijoi një faqe për të mbledhur të ardhura që prindërit e binjakeve të shkonin në Meksikë për t’i takuar vajzat. Shuma që u mblodh ishte rreth 44,000 £ dhe më pas llogaria u mbyll.

Georgia dhe Melissa kishin udhëtuar nëpër botë së bashku që nga Marsi dhe ata do të mbërrinin në shtëpi në Nëntor. /tvklan.al