3 të vdekur nga Covid në Kosovë


3 të vdekur nga Covid në Kosovë

15:20 16/09/2020

Tre persona kanë humbur jetë në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit Covid-19.

Ndërsa, nga 538 testime që u kryen në total në 24 orë, 76 persona rezultuan të infektuar me Covid.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.

Numri total i vdekjeve në vend ka shkuar në 604, të infektuar janë 14 mijë e 839 dhe 11 mijë e 949 veta janë të shëruar. /tvklan.al




Të ngjashme