Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën në 24 orët e fundit. Janë kryer 1318 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 538 qytetarë, në këto bashki: 184 në Tiranë, nga 52 qytetarë në Durrës, Fier, 25 në Vlorë, 24 në Sarandë, 23 në Lushnje, 18 në Divjakë, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Shkodër, 14 në Kamëz, 11 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Pogradec, 8 në Shijak, 7 në Mallakastër, 6 në Gramsh, nga 5 qytetarë në Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Përmet, nga 2 qytetarë në Kukës, Kurbin, Delvinë, Finiq, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Mirditë, Dibër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Poliçan. 

Në të gjithë vendin janë 7,549 qytetarë aktivë me Covid-19.

Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 28 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-65 vjeç, një qytetare nga Lezha 83 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 657 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 306,402 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al