3-vjeçari bie nga kati i 6-të

3-vjeçari bie nga kati i 6-të

08:27 01/08/2019

Kina është përballur me një ngjarje të rëndë. Një fëmijë 3 vjeçar ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati, por ka arritur të mbijetojë.

Kalimtarët të shokuar nga kjo ndodhi kanë menduar menjëherë për ta shpëtuar vogëlushin, duke e pritur me një batanije të madhe. Prindërit e kishin lënë vetëm në shtëpi dhe fëmija kishte dalë në ballkon.

3-vjeçari varej në ballkon dhe vetëm për pak çaste është lëshuar duke rënë nga një lartësi e madhe. Të pranishmit që panë skenën e tmerrshme thonë se i vogli nuk ka mundur të qëndrojë i varur dhe është lëshuar poshtë.

Një prej fqinjëve e ka dërguar menjëherë të voglin në spital dhe fatmirësisht fëmija nuk ka pësuar dëmtime.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT