Prokurori kërkoi burg të përjetshëm, por gjykata italiane vendosi 30 vjet heqje lirie për shqiptarin Paulin Nikaj. Kamionisti shqiptar u shpall fajtor për vrasjen e bashkëkombasit të tij Nimet Zyberi, ngjarje e ndodhur në 17 mars 2014.

Ngjarja ndodhi në parkimin e një qendre tregëtrae në Misano. Gjykata e Riminit u shpreh të premten mbi vendimin e marrë, pas një séance të gjatë këshillimi.

Çështja ishte nëse shqiptari do të akuzohej për vrasje të qëllimshme apo për një ngjarje të rastit. Mediat shkruajnë se gjykata ka vlerësuar edhe faktin që mes dy familjeve shqiptare ka pasur një konflikt të vazhueshëm.

Shkak është bërë hakmarrja sipas kodit të kanunit. Nimet Zyberi u qëllua me pistoletë në parkim në sy të gruas shtatzanë dhe punonjësve të supermarketit. Autori, Paulin Nikaj arriti të largohej duoke u fshehur në disa të afërm në zonën e Lombardisë, por u arrestua në tentativë për tu arratisur drejt Zvicrës.

Tv Klan