30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit

30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit

12:20 09/11/2019

Aktivitete të shumta festive në Gjermani

30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Rrëzimi i simbolit kryesor të Luftës së Ftohtë që ndau Lindjen nga Perëndimi është festuar me aktivitete të shumta në kryeqytetin gjerman.

Ceremonia kryesore e festimeve ka bërë bashkë presidentin gjerman Steinmeier, kancelaren Angela Merkel dhe personalitete të rëndësishme nga mbarë bota.

Në mbrëmje zhvillohet një koncert i madh para Portës së Brandenburgut me artistë ndërkombëtarë e ku do të flasin edhe dëshmitarë të kohës.

Muri i betonit me një gjatësi prej 156.4 kilometra u ndërtua në vitin 1961 me vendimin e Parlamentit të Gjermanisë Lindore me qëllim për të parandaluar largimin e banorëve drejt Gjermanisë Perëndimore.

Gjatë përpjekjeve për të kaluar murin, që kishte 186 kulla vrojtimi, humbën jetën 138 persona.

Bashkimi Evropian u zgjerua drejt Lindjes me rënien e Murit të Berlinit dhe menjëherë më pas me rënien e Bllokut Lindor i cili cilësohet si “Projekti më i rëndësishëm i paqes në histori”.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi