Një 35-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj. Ngjarja është regjistruar në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Policia thotë se nga këqyrja paraprake nuk janë vënë re shenja dhune në trupin e viktimës. Dyshohet se ajo ka ndërruar jetë prej disa ditësh pasi trupi kishte nisur pjesërisht të dekompozohej.

Bëhet me dije se 35-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./tvklan.al