AKSHI: Më shumë meshkuj, përdorimi i shërbimeve online u dyfishua

Që prej janë 372 mijë qytetarë të cilët kanë përdorur shërbimin “leje për dalje” nga sistemi e-Albania.

Në një intervistë për televizionin Klan, drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karçanaj, thotë se mënyra më e pëlqyer nga përdoruesit është ajo elektronike, e cila rezulton dy herë më e lartë se ajo e shërbimit me SMS.

Karçanaj sqaron se në dy ditët e para sistemi pati probleme për shkak të rakordimit të të dhënave me shumë agjenci që kanë databazën e informacioneve të qytetarëve, ndërsa tashmë funksionon saktë dhe shpejt.

Burrat kanë zgjedhur të dalin dhe të bëjnë pazarin këto kohë karantine.

Që prej nisjes së karantinës portali e-Albania është përdorur dy herë më shumë se në muajt Janar dhe Shkurt të këtij viti, duke regjistruar 2.1 milionë përdorues, 82 mijë prej të cilëve janë të rinj.

Tv Klan