Presidenti Ilir Meta u ka bërë sot thirrje të gjithë qytetarëve që dalin në votime dhe të marrin pjesë në zgjedhjet që sipas tij janë historike.

Në një postim në mediat sociale, Presidenti u bën thirrje qytetarëve që të verifikojnë qendrat e tyre të votimit dhe të marrin sovranitetin që sipas tij është grabitur në zgjedhjet e fundit në Shijak dhe Durrës.

Asgjë nuk e ndal triumfin e vullnetit të Sovranit, që përmes Referendumit të 25 Prillit do ta përmbysë Fuks-Shtetin e “Rilindjes” dhe do të rivendosë shtetin e së drejtës dhe Llogaridhënien“, shkruan Meta.

Më tej kreu i shtetit u bënë thirrje dhe të gjithë zyrtarëve që të mos shkelin ligjin dhe Kodin Zgjedhor. Në fund u bën thirrje qytetarëve që të mos shesin votën e tyre.

Kush prek votën e 25 Prillit ka sulmuar sovranitetin e popullit dhe të Republikës së Shqipërisë dhe do trajtohet si armik i Republikës dhe Kushtetutës! Kush shet votën, shet nderin e familjes së tij dhe nuk e meriton të quhet njeri dhe kurrsesi shqiptar“, mbyll  reagimin Presidenti./tvklan.al