Pak para nisjes së seancës plenare të ditës së sotme, Basha ka ftuar të gjithë deputetët të mbështesin amendamentet që ata propozojnë pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit.

Lulzim Basha: Njerëz që mendojnë vetëm për karrigen e tyre. Deputetët e PD-së qëndrojnë në lartësinë që duan të gjithë shqiptarët. Nga deputetët e Parlamentit shqiptar për këtë çështje, ju kërkoj të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut kundër korrupsionit.

Më tej, Lulzim Basha është shprehur se kasa e vjetër politike nuk e ka problemin thjesht me të, por me modelin që përfaqësojnë. Basha shprehet se është fundi i lojërave 34-vjeçare në kurriz të shqiptarëve dhe pretendon se është fillimi i një politike me njerëzit dhe për njerëzit.

Lulzim Basha: As nuk i pashë sulmet e Ilir Metës. I dimë fare mirë arsyet e kësaj. Qeshëm me performancën e mjerueshme, por nuk presim asgjë as nga ai, dhe as nga të tjerë, zëdhënësin e të cilëve bën. Kjo kasë e vjetër politike e ka problemin jo thjesht me Lulzim Bashën, por me modelin që ne përfaqësojmë që është fundi i lojërave 34-vjeçare në kurriz të shqiptarëve dhe ëshët fillimi i një politike me njerëzit dhe për njerëzit.

/tvklan.al