Në harkun kohor të më pas se 4 muajve, një 48-vjeçar bëri të paktën 11 vjedhje në qytetin e Durrësit. Megjithatë, e gjithë kjo veprimtari mori fund pasi këtë të shtunë policia e qytetit bregdetar njoftoi arrestimin e tij. Autori i dyshuar, i identifikuar nga autoritetet me iniciale D. Ç., është një person i dënuar edhe në të shkuarën për të njëjtën vepër penale, vjedhje.

Policia ra në gjurmët e tij pasi të mërkurën, 48-vjeçari i vodhi çantën e dorës një qytetari në të cilën ndodheshin 45 000 lekë. Hetimet zbuluan gjithashtu se i arrestuari qëndron pas të paktën 10 vjedhjeve të ndryshme, kryesisht të çanta dore, portofolë dhe thyerje makinash, ku gjithashtu vidhte para e sende të tjera që gjente brenda./tvklan.al