Polica e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmin se bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj ka goditur me thikë një zyrtar të Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Ajo sqaron se ngjarja ka ndodhur 5 muaj më parë dhe për këtë arsye është proceduar bashkëshorti i ministres.

Për këtë lajm ka reaguar edhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Ibrahimaj, e cila thekson se ngjarja nuk ka të bëjë me detyrën e saj dhe se ka ndodhur në kohën kur ajo nuk ka qenë ministre, ku në varësi ishte Agjencia e Trajtimit të Kredive.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ibrahimaj shkruan se ngjarja ka ndodhur jashtë zyrës se institucioneve dhe pas hetimit nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër, çështja është pushuar për mungesë provash.

Tv Klan