Vlorë | Sot rreth orës 12:35 në plazh në Radhimë është gjetur pa shenja jete në shezlong, Kujtim Shabani, 49 vjeç, banues në Korçë.

Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Kujtim Shabani ishte përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al